Të gjithë e dinë që tatuazhet janë afatgjata dhe që tatuazhi i zgjedhur vite të tëra zbukuron trupin.
Bashkë me të, duke marrë parasysh rrezikun për shëndetin të cilin tatuazhet mund ta kenë, është shumë me rëndësi që të mendojmë mirë dhe me kujdes të bëjmë zgjedhjen e mjeshtrit të tatuazhit, por edhe vendin në trup në të cilin do ta bëjmë tatuazhin.
Nëse dëshironi që tatuazhi edhe pas dhjetë vjetësh të duket si iri, duhet patjetër të zgjidhni vendin në trup për zbukurim, transmeton Telegrafi.
Tatuazhet më parë do të zbehen nga pjesët e trupit të cilat shpesh u janë të ekspozuara fërkimeve dhe rrezeve të diellit.
Vendet në të cilat nuk rekomandohen tatuazhet dallojnë varësisht nga personi, mirëpo ato më së shpeshti janë:
Brendësia e shuplakave: A ka vërtet nevojë për sqarim? Mjeshtrit e tatuazhit paralajmërojnë se tatuazhet më parë do të zbehen nga shuplakat dhe që shpejt pas bërjes së tatuazhit do të duken si njolla të hirta.
Duart: Pos asaj që shpesh i përdorim, lëkura e duarve dhe e shuplakave nuk është e përshtatshme për tatuazhe – nën lëkurë nuk ka mjaft yndyrë dhe muskuj, gjë që shkakton zhdukjen e lehtë të tatuazhit.
Shputat: Arsyeja e vërtetë përse tatuazhet janë të paqëndrueshme në shputa është fërkimi, i cili ndodh si pasojë e bartjes së përditshme të çorapeve dhe të këpucëve të ngushta.
Bërrylat: Posaçërisht qëndrojnë pak tatuazhet nga pjesa e jashtme e bërrylit, sepse bërrylat vazhdimisht i lakojmë dhe në ta mbështetemi shumë gjatë ditës.
Nënsqetulla/Brendësia e parallërës: Sërish është problemi te fërkimi dhe te përdorimi i shpeshtë i duarve.
Çfarë mund të bëni që të pengoni zbehjen e tatuazhit?
Mirëmbajtja e rregullt e lëkurës në të cilën është tatuazhi, pastrojeni me kujdes derisa plaga të shërohet, mbani sa më larg rrezeve të diellit dhe shmangni rrobat dhe këpucët e ngushta.
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Leëandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve
Yll Limani përmbyll vitin me një koncert madhështor
Paraburgim ndaj tre të arrestuarve në Manastirin e Deçanit
Milan shënon fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve
3 orë mosbindje civile, mbyllet protesta e opozitës në Shqip...