Pep Guardiola ka nisur të mendojë për sezonin e ardhshëm të Ligës Premier.
Trajneri spanjoll i Manchester Cityt, Guardiola e ka bërë si një ndër objektivat kryesore mesfushorin Isco pas shfaqjeve fantastike me Spanjën.
Strategu është duke u munduar ta bind që lojtari kreativ të vazhdoj karrierën në skuadrën angleze, e cila është shumë pranë të shpallet kampion në shtetin anglez.
Sipas të përditshmes britanike “Mirror”, Citizens janë të gatshëm ta paguajnë Real Madridin rreth 80 milionë euro për ta liruar 25-vjeçarin.
Edhe pse Isco ka fituar tre kurora të Ligës së Kampionëve dhe një titull të La Liga në Real, ai nuk ka besimin e trajnerit Zinedine Zidane, i cili preferon që në mesfushë të ketë treshen, Casemiro, Kross dhe Modric, shkruan Telegrafi.
Guardiola gjithashtu po kërkon të sjellë një mesfushor qendror për të zëvendësuar Yaya Touren, i cili do të largohet gjatë afatit kalimtar të verës.
Ndryshe, Isco deri më tani për madrilenët është shfaqur në 152 raste dhe ka shënuar 30 gola. /Telegrafi/
Kryeministri australian e pranon me krenari: Jam shqiptar, k...
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person