Trajneri shqiptar, Besnik Hasi, është padyshim një nga shqiptarët më të suksesshëm në këtë profesion.
46-vjeçari nga Gjakova arriti të shpallte skuadrën e Anderlechtit kampione të Belgjikës, duke korrur një nga sukseset më të mëdha në karrierë.
Hasi arriti të drejtonte edhe Legian e Varshavës dhe Olimpiakosin, por nuk arriti të linte gjurmë, duke “dështuar”.
Në një prononcim për “L’Avenir”, shqiptari tregon se ka refuzuar një ofertë nga Kina si dhe tregoi se përpara se të niste punë të Legia dhe Olimpiakosi mund të ishte trajneri i Trabzonsporit apo dhe Notingham Forestit.
“Në fundin e nëntorit, unë morra një ofertë nga Kina. Isha duke e shqyrtuar, por ndihmësit e mi më këshilluan për ta refuzuar atë dhe kështu veprova. Përpara se të nisja punën te Legia dhe Olimpiakosi, mund të shkojë edhe te ekipi i Trabzonsporit apo Nottingham Forest. Sa i përket të ardhmes time, unë jam i hapur për çdo aventurë të re, megjithatë familja ime preferon të qëndrojë në Belgjikë”, u shpreh Hasi.
Vota e emigrantëve, kreu i KQZ: 30 ditë nuk mjaftojnë për po...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, KEK shpreson në sanimin e shpejtë...
Kryetari i Zubin Potokut: Shpërthimi në Ibër Lepenc nuk ka d...
Shpërthimet në veri, Haradinaj: Organet e sigurisë të bashkë...
Përplasja e Xuxit me Kevinin shkaktoi momente të tensionuara...
Xuxi pyet Edin: “A i ke ra pishman që ke dal?” –Edi: “Pishma...