Askush deri më tani nuk di për fatin e gjashtë shtetasve turq të arrestuar në Kosovë, të cilët po kërkohen nga shteti turk me arsyetimin se i përkasin organizatës “FETO”.
U raportua se janë depotuar për në shtetin turk, megjithatë asgjë nuk ka zyrtare.
Por, së fundi avokati i një prej të arrestuarve Leutrim Syla në një intervistë për mediat turke pohon se tre prej zyrtarëve të shkollës “Mehmet Akif”, gjenden ende në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Adem Jashari”.
“Është e vërtetë se tre prej mësuesve po mbahen të arrestuar në sektorin VIP të aeroportit. Këtë na ka konfirmuar një person i shkollës që e ka shoqëruar një mjek për në aeroport dhe i ka njohur mësuesit. Ata gjenden në pjesën e vjetër të aeroportit, në vendin ku dërgohen bagazhet”, ka pohuar avokati për mediat turke.
Ndryshe, policia e EULEX-it i është përgjigjur kërkesës së familjeve të gjashtë shtetasve turq të arrestuar një ditë më parë, të cilët pohonin se janë duke u mbajtur ende në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.
Mirëpo të njëjtit nuk janë gjetur në aeroport.
Duhet theksuar se të arrestuarit ishin drejtues të institucioneve shkollore turke në Kosovë, të identifikuar nga Turqia si mbështetës të Fetullah Gylenit; Mustafa Erdem dhe zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan.
Lëvizja Gyleniste operon me shkolla në 160 vende nga Afganistani e deri në SHBA.
Javët e fundit Kosova ka qenë në presion nga Turqia për të ndërmarrë një aksion kundër këtyre shkollave të themeluara nga Lëvizja Gyleniste.
Turqia akuzon Gylenin, krerikun mysliman që jeton në SHBA për orkestrim të grushtshtetit të 15 korrikut të vitit 2016 dhe e ka deklaruar lëvizjen e tij si terroriste. /Telegrafi/
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së miratoi projekte të rëndësishme ...
Suplementet që nuk duhet t’i merrni kurrë së bashku, sipas e...
Xheneta ia shqyen tekstin e këngës që Gjesti shkroi gjatë që...
Biden do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgje...
Spektakël në ndeshjet e sotme në Ligën e Kampionëve, shënohe...
Shtohen infeksionet respiratore në Shqipëri, Pediatria e mbu...