Google ADS

Ramadani: Sqarimit të puçit do t’i shkojmë deri në fund, kryeministri s’kishte lidhje

21:55 | 30 Mars 2018
Arbresh.info

Zëvendësministri i Ministrisë së Forcës së Sigurisë së Kosovës, Burim Ramadani, e ka quajtur puç vendimin për arrestimin e gylenistëve në Prishtinë.

Ai ka thënë se tentimi për ta ndërlidhur kryeministrin me këtë ‘puç, është e pakuptimtë.

“Puçi brenda institucioneve do të sqarohet deri në fund. Masat ndaj kësaj veç sa kanë nisur. Tentimi për të ndërlidhur gjithsesi Kryeministrin Haradinaj me këtë puç institucional është krejtësisht i pakuptimtë”, ka thënë Ramadani në një postim në Facebook.

Ramadani ka shtuar se masat e marra për shkarkim tregojnë vendosmërinë për të ndëshkuar këtë operacion, siç ai e quan, kundër-shtetëror, duke potencuar se ‘nuk do të ikë askush nga përgjegjësia’.

“Në njëfarë forme relativizon vendosmërinë për të ndëshkuar këtë operacion kundër-shtetëror. Nuk do të ikë kush nga përgjegjësia. Jo, jo!”, ka shtuar ai.

Ndryshe, Burim Ramadani është njohës i çështjeve të sigurisë. Për disa kohë ai ka shërbyer edhe si këshilltar për siguri i liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme