Zëdhënësi i Doganave të Kosovës, Adriatik Stavileci duke folur për rastet e luftimit të krimit nga institucioni të cilin ai e përfaqëson ka shpjeguar disa prej rasteve të zbulimit të lëndëve narkotike gjatë hyrje daljeve nga Kosova.
Ai në emisionin “Përballje”, me gazetarin Muhamet Hajrullahu ka thënë se zbulimi i narkotikëve bëhet në një procedurë standarde e operimit ku sipas tij, rasti paraqitet tek njësitet e antidrogës të Policisë së Kosovës.
“Mund të ju them se dogana vazhdimisht punon në parandalimin e rasteve jo vetëm në Kosovë, por në të gjitha rastet dhe në të gjitha shtetet. Dogana vazhdimisht punon në parandalimin e rasteve, e rasti i fundit është ky kur janë konfiskuar disa dhjetëra kilogramë marihuanë. Ky rast po vlerësohet më shumë sepse droga është kapur në dalje dhe jo sikurse ndodhë zakonisht në hyrje të vendit”, ka shtuar Stavileci.
Ai ka thënë se Dogana e ka një përvojë shumë të mirë në luftimin e korrupsionit brenda institucionit, në kuptimin e saj që ndërtimi i sistemeve elektronike dhe eliminimi i diskrecionit të oficerëve doganor sipas tij, ka ndikuar në rritjen e të hyrave që për ne është indikator që kemi rënie të korrupsionit.
“Kur eliminohet mundësia me ardhë deri te korrupsioni, bie edhe niveli i korrupsionit. Tani për momentin që flasin, rreth 95 për qind të dërgesave që futen në Kosove zhdoganohen nga sistemi vet, përfshirë edhe pjesën veriore të Kosovës”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...