Nisma Socialdemokrate sonte ka mbajtur mbledhjen e kryesisë, ku është diskutuar rreth zhvillimeve të fundit politike në vend, e veçanërisht për dëbimin e gjashtë shtetasve turq në Republikën e Turqisë.
Nisma vlerëson se me këtë veprim janë shkelur të drejtat e njeriut dhe janë cenuar rëndë themelet e demokracisë së vendit. Nisma vlerëson se Kosova si një shtet i pavarur dhe demokratik duhet ta zbatojë Kushtetutën e vendit dhe t’i respektojë obligimet që dalin nga e drejta dhe konventat ndërkombëtare.
“Me veprimet e djeshme nuk është respektuar hierarkia dhe as fryma të cilën synojmë ta ndërtojmë. Nisma përgëzon qëndrimin e deputetëve të pozitës dhe opozitës përkitazi me këtë çështje. Në të njëjtën kohë jemi të vetëdijshëm për pasojat që mund të shkaktojë ky veprim.
Transparenca e plotë dhe përgjegjësia e të gjithë njerëzve të përfshirë në këtë veprim, është minimumi i asaj që duhet të bëhet urgjentisht!
Në funksion të kësaj Nisma kërkon hetim parlamentar për këtë çështje”, thuhet në komunikatën e Nismës.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?