Kërkesa e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli, që deputetët që kanë munguar në seancën e sotme të ndëshkohen me mos marrjen e meditjes, nuk ka arritur që t’i merr votat e nevojshme.
Nga 40 deputetë sa ishin në seancë, 29 votuan pro, 6 kundër dhe 5 abstenuan, raporton Insajderi.
Lidhja Demokratike e Kosovës, është arsyetuar se nuk mund të ndëshkohen financiarisht deputetët që s’kanë qenë në seancë, për arsye se sipas tyre, ata mund të jenë nëpër aktivitete politike
“Është vendim politik për të gjithë ata që nuk janë në seancë. Ka arsye të ndryshme për mos pjesmarrjen e tyre në këtë seancë. Nuk mund t’i ndëshkojmë financiarisht tash”, ka thënë Arben Gashi, deputet nga LDK.
Edhe zyrtarë të Vetëvendosjes deklaruan se nuk e përkrahin këtë propozim të Veselit. Glauk Konjufca nga kjo parti u shpreh se ekzistojnë metoda tjera që do të mund t’i “disiplinonin” ata deputetë që mungojnë në seanca.
“Unë nuk mendoj që kjo cështje zgjidhet me një votim të thjeshtë. Unë mendoj që janë disa mekanizma më të thella për disiplinimin e atyre deputetëve që nuk mungojnë në seanca. Nëse e lëmë kështu që deputeti ta lë nënshkrimin në ora 10 dhe pastaj shkon jashtë dhe nuk vjen gjatë gjithë kohës. Por, kjo gjë duhet të zgjidhet përmes administratës së Kuvendit, ku duhet të maten me përqindje pjesmarrja e deputetëve”, ka thënë Konjufca.
Kërkesa e Veselit nuk gjeti as mbështetjen e AAK-së. Ahmet Isufi tha se kjo gjë duhet të sanksionohet me rregullore, e jo në formën si po synon kreu i Kuvendit.
“Duhet të sanksionohen me rregullore. E jo në këtë formë”, ka thënë Isufi.
Ndryshe nga ta, shefi i “Deputetëve të Pavarur”, Dardan Sejdiu u shpreh se një propozim i Veselit ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes nga temat aktuale në vend.
“Kjo i shpërben dukjes së mirë për situatat e krijuara në vend. Dhe kjo po bëhet që të tërhiqet vëmendja për atë se a po vijnë deputetët në Kuvend a po jo. Duhet të tregohet se sa ka qenë në seanca secili deputet dhe qytetarët të vendosin se a meriton ai të jetë deputet apo jo”, ka thënë Sejdiu.
Seancat e Kuvendit, shpesh herë nuk mund t’i vazhdojë punimet për shkak të mungesës së madhe të deputetëve të Parlamentit.
Ndoqën instruksionet e navigacionit, tre burra nga India udh...
Mbrëmë 40 gola në Champions, veç njëherë më parë në histori ...
A e mërziti Driloni, Sarën? – shihet duke qarë
Dhuratat për fund vit, presidenca shpall tenderin për furniz...
Hedhja e granatave në stacionin policor në Zveçan, Maqedonci...
Gjenden mbetje mortore në Suhodoll