E përplasi treni, ndërron jetë në spital e mitura

18:21 | 30 Mars 2018
Arbresh.info

Vajza 15-vjeçare, e cila u përplas nga treni ditën e sotme në Bradashesh të Elbasanit, ka ndërruar jetë në spital.

E mitura u përplas nga treni ndërsa po kthehej nga shkolla. Fatkeqësisht 15-vjeçarja nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Dëshmitarë në vendngjarje dërguan në “Ti raporton” në Top Channel pamjet pak çaste pas aksidentit. Ata thanë se makinistët braktisën trenin pas aksidentit, pasi u qëlluan me gurë në shenjë revolte nga banorët e zonës.

Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit, por dëshmitarët kanë treguar se ajo është shtypur sapo ka zbritur nga autobusi dhe se zhurmat në rrugë kanë bërë që vajza të mos e identifikojë që në largësi trenin që vinte.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme