HRW kërkon shpjegim nga Kosova për arrestimin e gylenistëve

17:39 | 30 Mars 2018
M. A.

Organizata për të drejtat e njeriut ‘Human Rights Watch’ ka lëshuar një deklaratë lidhur me arrestimin e gjashtë gylenistëve dje nga autoritet në Kosovë.

HRW thotë se veprimi i djeshëm nga institucionet e Kosovës, nuk është në pajtueshmëri me të drejtat e njeriut, dhe gjithashtu kërkojnë një shpjegim nga presidenti Hashim Thaçi, kryeministri Ramush Haradinaj dhe kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Vendimi i Kosovës për të arrestuar gjashtë shtetas turq dhe t’i deportoj ata tek autoritetet turke, shfaq një mospërfillje me të drejtat e njeriut dhe sundimin e ligjit. Përveç arrestimeve, gjashtë burrat u dërguan në një vend ku do të përballen me një rrezik serioz dhe me tortura. Presidenti i Kosovës, Kryeministri dhe Kryeparlamentari, të cilët pretendojnë se s’kanë qenë në dijeni për këtë veprim, duhet të kërkojnë hetim në tërësi dhe të shpjegojnë se si ndodhi kjo parodi “, thuhet në deklaratën e HRW, transmeton Koha.net.

Kujtojmë se sot Qeveria e Kosovës ua kumtoi familjarëve të gylenistëve se ata janë deportuar në Turqi, në ndërkohë, kryeministri Ramush Haradinaj ka shkarkuar Ministrin e Punëve të Brendshme Flamur Sefaj dhe Shefin e AKI-së, Driton Gashi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme