Google ADS

Paraburgim dhe padi penale për të punësuarin nga MPB për marrje të ryshfetit

16:46 | 30 Mars 2018
Arbresh.info

Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) në Shtip, deri te Prokuroria Publike në Shtip ka ngritur padi penale kundër L.B. (57) nga Shtipi, i punësuar në MPB, për shkak të dyshimit për “marrje ryshfeti”, ndërsa gjykatësi nga seanca e më hershme i caktoi paraburgim për 30 ditë.

L.B. me 23 mars të këtij viti, nga shtetas të huaj ka kërkuar 300 euro për mosgritje padie për thyerje të ligjit nga ana e të huajve, për të cilën dënimi ishte nga 540 deri 1.600 euro. Polici, më 28 mars, për mosngritje të padisë ka marrë 300 euro./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme