Ish trajneri i Milanit, Romas dhe Juventusit, Fabio Capello raportohet se i është bashkuar garës për tu bërë trajneri i ardhshëm i Italisë.
Sipas një raporti nga ‘Libero’, “bashkimi mes Italisë dhe Capellos është i mundshëm” pas trajneri u largua nga Jiangsu Suning të mërkurën, ndërkohë që thuhet se mund të jetë “njeriu i duhur për të drejtuar Italinë”, transmeton portali arbresh.info.
Palët janë parë rrallë sy me sy gjatë viteve të fundit, por federata është duke iu nënshtruar riformimit me veteranin e Milanit, Alessandro Costacurtan, aktualisht si zëvendës komisionar.
Sidoqoftë, detyra e Capellos si trajner në nivelin ndërkombëtar nuk është diçka e re.
71-vjeçari në të kaluarën ka drejtuar Anglinë në Kampionatin Botëror të vitit 2010 dhe Rusinë në Brazil katër vite më vonë./arbresh.info/
Kryetari i LDK-së shpalos portretin e Xhemail Mustafës në pë...
Maqedonci dhe Jashari, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombët...
Shefi i NATO-s takohet me Trumpin në Florida
Grenell pritet të emërohet i dërguar special për konfliktin ...
McKee: Nuk pres që ShBA-ja të ndryshojë qasje ndaj Kosovës
Hamza: Buxheti i shtetit duhet të rritet si rezultat i rritj...