Ministria e Drejtësisë e Çekisë konfirmoi se një haker i dyshuar rus, i kërkuar edhe nga Uashingtoni, edhe nga Moska, është ekstraduar në Shtetet e Bashkuara
Yevgeny Nikulin akuzohet për piraterimin e rrjeteve sociale LinkedIn dhe Formspring dhe të shërbimit online Dropbox, më 2012-2013.
Në SHBA, ai përballet me 30 vjet burgim nëse shpallet fajtor.
Rasti i tij është bërë ndërkombëtar pasi Rusia ka bërë kërkesë për ekstradim, menjëherë pas kërkesës së ngjashme të SHBA-së.
Në Rusi, Nikolin dyshohet për përfshirje në vjedhjen e 2,000 dollarëve online, në vitin 2009.
“E konfirmojmë ekstradimin e tij në SHBA”, tha një zëdhënëse e Ministrisë çeke të Drejtësisë për agjencinë Reuters.
Nikulin, 30 vjeç, ka qenë në paraburgim në Çeki qysh në tetor të vitit 2016.
Parashikimi i motit për të premten
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League