Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur në takim drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, Shaip Havolli, nga i cili ka pranuar raportin vjetor të punës së kësaj agjencie.
Kryeparlamentari Veseli ka përgëzuar drejtuesin e AKK-së për punën e institucionit që drejton, duke i ofruar njëkohësisht mbështetje për iniciativat për ndryshimet e ligjeve ne domenin e AKK-së.
Kryetari theksoi nevojën e fuqizimit të rolit të Agjencisë Kundër Korrupsionit, si një prej shtyllave të parandalimit dhe luftimit të korrupsionit.
Drejtori i AKK-së, Havolli, nga ana e tij falënderoi kryeparlamentarin Veseli për mbështetjen, ndërsa konfirmoi përkushtimin e Agjencisë për të kryer me përgjegjësi detyrat dhe obligimet ligjore që ajo ka para vetes.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...