Valencia nuk lejon largimin e Carlos Soler

12:13 | 30 Mars 2018
Arbresh Info

Real Madridi është duke synuar për të arritur një marrëveshje me mesfushorin Carlos Soler të Valencias, por ‘Los Che’ raportohet se nuk do të negociojë ndonjë marrëveshje nën klauzolën e tij prej 80 milionë euro.

21-vjeçari i vlerësuar lartë nënshkroi marrëveshje me ‘Los Che’ në muajin maj të vitit të kaluar deri në qershor të vitit 2021 dhe klauzola e tij e blerjes raportohet të jetë 80 milionë euro, transmeton portali arbresh.info.

Soler bëri debutimin e tij profesional në dhjetor të vitit 2016, por që nga atëherë ka bërë vetëm 54 paraqitje, përfshirë 20 ndeshje këtë sezon.

Valencia dëshiron të përforcoj skuadrën e tyre këtë verë, por një numër i madh raportesh sugjerojnë që ata mund të detyrohet të shesin disa nga lojtarët kryesor të skuadrës në rast se nuk arrijnë të kualifikohen në Ligë të Kampionëve.

Soler besohet të jetë “gur themeli” i një projekti të ardhshëm në Mestalla dhe ata nuk dëshirojnë që të sanksionohet largimi i tij./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme