Deputeti i Listës Serbe Sasha, në seancën e Kuvendit të Kosovës duke folur për arrestimin e Marko Gjuriqit me 26 mars, tha se prej sot janë në opozitë dhe kërkojnë dorëheqjen e ministrit të MPB-së dhe drejtorit të policisë.
“ Nuk ka pasur arsye dhe kanë qenë të rrahur ministrat tanë, deputetët, nuk kanë pas shkas , kemi qenë ulur dhe kemi biseduar për paqe. Është fatkeqësi që askush nga ju nuk ka pas kohë të në thërras të na pyesin se si jemi, është turp për këtë. Kërkojmë që në përgjegjësi të thirren dhe të japin dorëheqje ministri i MPB-së, drejtori i policisë. Ndërsa kryerësit që kanë bërë dhunë duhet të dënohen. Lista serbe nga sot është në opozitë, dhe të shohim se kush është në opozite prej deputetëve”, ka thënë ai.
I menjëhershëm ishte reagimi i Kadri Veselit duke thënë se të hysh pa leje në Kosovë është turp.
“Kujdes me fjalë, turp është me hy në Kosovë pa leje, edhe mos me marrë përgjegjësi për këtë, ajo është turpi më i madh, askush nuk do lejohet të hyjë pa leje, kështu është shteti sovran dhe kështu do të sillemi deri në fund. Me na fy nuk keni nevojë”, ka thënë Veseli.
Shqipëria 2030 në BE, Rama: Plotësisht e mundur
Regjistrohet tërmet në Maqedoninë e Veriut
Abdixhiku pret në takim ambasadorin e Zvicrës, flasin për zg...
Kurti: Forca jonë po rritet vazhdimisht, Republika po fuqizo...
Sulmuesi kuqezi Jasir Asani shënon sërish me fanellën e Guan...
I riu u vetëplagos me armë/ Policia e Kukësit zbardh ngjarje...