Google ADS

Molliqaj: Kush po e komandon shtetin tonë?

11:00 | 30 Mars 2018
Arbresh.info

Dardan Molliqaj në emër të grupit parlamentar të deputetëve të pavarur ka thënë se është hera e dytë gjatë javës që kanë ndodhur dy aksione të shtetit të Kosovës e që sipas tij është duke u folur kush qëndron prapa tyre.

“Tek arrestimi i Gjuriqit kemi një njoftim të Policisë, pro thuhet se qëndron pas tij Presidenti mirëpo nuk është zyrtare. E në anën tjetër kemi shpalljen njëanshëm të Listës Serbe të asociacionit ku kjo cenon integritetin e vendit e nuk ka asnjë deklarim. Pastaj kemi një vendim që depërtohen shtetasit turq e askush nuk e din as krerët e shtetit. Madje kryeministri e presidenti bëhen kisne të sinqert në këtë e thonë që nuk e dinë, por kjo nuk duket sinqeritet sepse askush nuk guxon të marr një vendim të till pa i thënë dikush. E nëse nuk është kryeministri, presidenti e kryetarit i Kuvendi shtrohet pyetja kush qëndron prapa këtij vendimi. Ju jeni duke na mashtruar që thoni se nuk e dini ose me të vërtetë nuk e dini. Atëherë nëse nuk e dini kush po e komandon vendin tonë”, ka thënë ai.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme