Carlos Tevez ka mohuar raportet në media se është lënduar në pulpë të këmbës derisa po luante një ndeshje futbolli në burg.
Sulmuesi i Boca Juniors u raportua se ishte lënduar derisa ishte duke vizituar vëllain e tij në burg, por 34-vjeçari ka hedhur poshtë këto spekulime, transmeton portali arbresh.info.
“Gjatë ushtrimeve në palestër mëngjesin e së mërkurës së kaluar në makinë, unë kam ndier një dhimbje të madhe në pulpë”, ka thënë Tevez për ‘TyC Sports’. “Të premten, kam shfrytëzuar kinesio [ngjitës] dhe kam pritur për progres. Pasi kjo nuk ka ndodhur, unë i jam nënshtruar testeve. Më pas u shfaq kjo tërheqje”
“Nuk e di pse disa njerëz nuk më besojnë mua. Nëse nuk do të isha i lënduar në palestër, unë nuk do të isha aq budalla për të thënë se isha i lënduar aty”
“Por ashtu siç iu kam treguar juve, ata kanë filluar të spekulojnë rreth lëndimit në golf dhe burg. Nganjëherë ata nuk e dinë se a janë duke folur pallavra apo jo, por unë gjithmonë e them të vërtetën, edhe nëse nuk është politikisht korrekte apo jo”
“Unë nuk jam aq idiot për të ekspozuar vetën dhe për të shkuar në burg. Fakti që ata flasin shumë pallavra lëndon dhe kjo më bënë më të fortë sepse unë duhet të vazhdoj së zhvilluari. Është koha për të mbyllur gojën dhe për të dhënë gjithçka në fushë”
Tevez shpreson ende të zgjidhet nga Argjentina për skuadrën në Kampionatin Botëror./arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...