Në mediat e vendit po raprtohet se kryeministri Haradinaj sot do ta shkarkojë ministrin e Brendshëm, Flamur Sefaj.
Por një gjë e tillë nuk mund të realizohet edhe aq lehtë.
Sipas marrëveshjes që e kishin arritur muaj më parë koalicioni PAN me AKR-në, specifikohet se ministrat e Aleancës Kosova e Re, emërohen dhe shkarkohen nga Behgjet Pacolli.
“Me kërkesë të liderit të AKR-së emërohen dhe shkarkohen të gjithë kuadrot që burojnë nga kjo marrëveshje e që janë përfaqësues të AKR-së sikundër janë ministrat, zëvendësministrat etj”, thuhet në Pikën 5 të marrëveshjes mes AKR-së dhe PAN-it, transmeton lajmi.net.
Në bazë të kësaj del se pa një miratim nga Behgjet Pacolli, të paktën nga marrëveshja, ministrat e AKR-së nuk mund të shkarkohen.
Flamur Sefaj, dhe drejtori i AKI-së, Driton Gashi mund të shkarkohen sot gjatë ditës.
Këtë e ka konfirmuar mbrëmë edhe kryeministri Haradinaj.
Këto vendime po vijnë si rezultat i arrestimit dhe deportimit të gjashtë shtetasve turq nga Kosova. /Lajmi.net/
Simone Inzaghi tregon se si ekipi i tij humbi derbin me Mila...
6 të vdekur dhe disa të zhdukur nga përmbytjet dhe rrëshqitj...
Java e parë e vjeshtës, ky është parashikimi i motit në Shqi...
Fillon sot qarkullimin autobusi rozë në kuadër të fushatës k...
Mblidhet sot Kryesia e Kuvendit
Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së