Serbët e Kosovës ditë më parë i kanë dhënë ultimatum Qeverisë së vendit dhe përfaqësuesve ndërkombëtarë se nëse brenda tri javësh nuk e themelojnë Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, atëherë një gjë të tillë do ta bëjnë në mënyrë të njëanshme.
Por drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka thënë se shteti i Kosovës duhet ta respektojë themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, duke e respektuar marrëveshjen e arritur në Bruksel, mirëpo duhet të jetë shumë i kujdesshëm gjatë definimit të statutit juridik të atij mekanizmi.
“Kam dëgjuar se Qeveria do ta formojë një grup punues për hartimin e statutit të Asociacionit. Për mua hartimi i statutit nuk është i rëndësishëm sa është definimi i statusit juridik të atij mekanizmi”, ka potencuar ai mes tjerash./Zëri/
Gruaja bie nga kati i shtatë i një banese në Fier, dyshohet ...
“Të ndalohen telefonat”, Rama: Kontrolle në hyrje dhe dalje ...
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...