Komisioni shqyrton vendimin për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë së Privatizimit

07:30 | 30 Mars 2018
Arbresh.info

Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal  do të mbajë sot mbledhjen e radhës  ku do të bëhet shqyrtimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, shkruan arbresh.info.

Mbledhja do të fillojë nga ora 09:00 në sallën N 10.

Rendi i ditës:

Miratimi i rendit të ditës;

Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë nr.01/25 datë 22.01.2018 për emërimin e anëtarëve të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit;

Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin nr.06/L-037 për Metrologji;

Shqyrtimi i Raportit me Rekomandime për Projektligjin nr.06/L-041 për Kërkesat Teknike për Produkte dhe Vlerësim të Konformitetit;

Te ndryshme./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme