Prokuroria Themelore e Pejës ka autorizuar rihapjen e hetimeve për diplomat e rreth 1000 studentëve të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë. Bëhet fjalë për 503 diplomat e studentëve, për të cilat ka pasur hetime fillestare nga Prokuroria dhe nga Inspektorati i Ministrisë së Arsimit dhe për diplomimin e 474 studentëve të tjerë, shkruan sot Zëri.
Prokuroria Themelore e Pejës ka autorizuar rihapjen e hetimeve për rreth 1000 diploma të ish-studentëve të Fakultetit të Shkencave të Aplikuara të Biznesit në Pejë.
Bëhet fjalë për 503 diplomat e studentëve, për të cilat ka pasur hetime fillestare nga Prokuroria dhe nga Inspektorati i Ministrisë së Arsimit dhe për 474 studentë të tjerë, të cilët siç thuhet në një dokument të Prokurorisë, të datës 22 korrik 2015, të siguruar nga gazeta “Zëri”, “të cilët kinse kanë diplomuar para Komisionit dhe në bazë të Ligjit të Procedurës Administrative, në bazë të ‘notimit zyrtar’.
Del video ku Edi dhe Driloni kanë ofenduar Sarën
Kosova mundet nga Irlanda
Rama thotë se ka filluar instalimi i ashensorëve në banesa k...
Gjuajtja me vezë – Xheneta akuzon Xuxin se e ka planifikuar ...
Abdixhiku: Sonte, Malisheva i dha zë ‘Turneut të Ndryshimit’
Vdekja e 25-vjeçarit në Prizren, Haradinaj bën thirrje për r...