Ramush Haradinaj konfirmon për shkarkimet pas operacionit ndaj shtetasve turq

00:29 | 30 Mars 2018
Trina Galanxhi

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur ekskluzivisht për Klan Kosova për vendimet e kabinetit qeverisës të cilat janë marr në mbledhjen e sotme të jashtëzakonshme.

Ai ka konfirmuar për Klan Kosova se nesër do të ekzekutojë shkarkime në kabinetin e tij qeveritar pas operacionit të sotëm ku u deportuan me urgjencë gjashtë shtetas turq nga Kosova.

Klan Kosova mëson ekskluzivisht se bëhet fjalë për shkarkimin e Ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj dhe Kryeshefit i AKI-së, Driton Gashi.

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme