Zyrtari i qeverisë shpjegon për presionin e Turqisë ndaj Kosovës

23:32 | 29 Mars 2018
M. A.

Një zyrtar qeveritar ka thënë për agjencinë e lajmeve Reuters se autoritetet kosovare kanë pasur presion të madh javëve të fundit nga Turqia për të ndërmarrë veprime ndaj shkollave të Gulenit dhe stafit të tyre.

Kjo deklaratë ka ardhur pasi në Kosovë u arrestuan gjashtë shtetas turq dhe të cilët u deportuan drejt Turqisë. Sot u arrestuan drejtori i përgjithshëm i Shkollës “Mehmet Akif” në Kosovë Mustafa Erdem, zëvendësi i tij Yusuf Karabina, drejtori i shkollës në Gjakovë, Kahraman Demirez dhe dy arsimtarët Djihen Ozkan dhe Hasan Gunakana dhe gjithashtu mjeku Osman Karakaja.

“Jemi përballur me presion të madh nga autoritetet e Turqisë javëve të fundit për të ndërmarrë aksione ndaj shkollave të Gulenit dhe stafit të tyre”, ka thënë ky zyrtar i lartë qeveritar në kushte anonimiteti.

Askush nga krerët e shtetit nuk ka pranuar se ka qenë i informuar për këtë ngjarje që ka ndodhur gjatë ditës. Kryeministri Ramush Haradinaj ka kërkuar raportim në detaje nga ministrat Flamur Sefaj (MPB) e Abelard Tahiri (MD), si dhe nga AKI-ja dhe Policia e Kosovës për krejt atë që ka ndodhur.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme