Stili i veshjës së gruas së Kim Jong-un “habit” kinezët

23:30 | 29 Mars 2018
Trina Galanxhi

Gruaja e Kim Jong-un ka tronditur publikun kinez me zgjedhjet e veshjeve, pasi kishte shoqëruar liderin koreano verior në vizitën e tij të papritur në Kinë.

Ri Sol Ju, zonja e parë e Koresë së Veriut, u pa me tre veshje të ndryshme gjatë udhëtimit jozyrtat dy ditor në Pekin, transmeton portali arbresh.info

William Tang Tat Chi, një stilisti i modës në Hong Kong, tha se veshja e Ri ishte delikate dhe jo konservatore.

Në vitin 2012, Ri u identifikua si gruaja e diktatorit të Koresë Veriore.

Pak është e njohur për gruan misterioze, e cila shpesh zhduket nga sytë e publikut për disa muaj në një kohë. Raportet lokale pohojnë se ajo është rreth 28 vjeç dhe  nënë e tre fëmijëve, por ky informacion nuk është konfirmuar zyrtarisht nga qeveria autoritare./arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme