Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, e ka komentuar gjithë situatën e ditës së sotme, ku u arrestuan gjashtë shtetas turk.
Ai ka thënë se është njoftuar shumë vonë për këtë aksion, tek pasi ai ka përfunduar.
Në Tv Dukagjini, tha se urdhërin për arrestimin e tyre e ka dhënë shefi i AKI-së, Driton Gashi.
Pacolli e lavdëroi ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, i cili e kishte mbajtur të fshehur informatën për arrestimin e tyre.
Sefa, që vjen nga radhët e AKR-së, është përmendur si person që do të mund të shkarkohej nga ana e kryeministrit Ramush Haradinaj.
“Të marrim pak kohë deri nesër, ku presim që të kemi një epilog. E vlerësoi shumë që as mu nuk më ka njoftu për këtë aksion. AKI-ja është përgjegjëse sepse është këshilltar kryesor i presidentit dhe kryeministrit. Ai është një djalë koxha i meqëm. Sot e kom dëgjuar tregimin e tij cka ka ndodhë. Sipas ligjit de jure nuk mund t’i thuhet në asnjë aspekt që ka gabu dicka. Këso lloj dëbimesh kanë ndodhur shumë herë në Gjermani dhe vendet tjera të Perëndimit”, ka thënë Pacolli.
Pacolli ka folur edhe për mos informimin e krerëve të shtetit rreth deportimit të gjashtë gylenistëve nga Kosova.
Ai, tha se Agjencia e Inteligjencës ka të drejtë të marrë këso lloj veprimesh pa lajmëruar presidentin apo kryeministrin.
Pacolli mohoi të ketë marrur ndonjë kërkesë nga ana e zyrtarëve të Turqisë, për ekstradimin e ndonjë personi që ka lidhje me Fetullah Gylen.
“Asnjëherë ne si ministri i Punëve të Jashtme, nuk kemi marrur ndonjë kërkesë që ka të bëjë me ekstradimin e ndonjë shtetasi turk”, ka thënë Pacolli.
Pacolli në vitin e kaluar ka qenë në vizitë zyrtare në Turqi, i shoqëruar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.
Ukraina do t’i kërkojë NATO-s ftesë për anëtarësim javën e a...
Costa: Zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor, forcon paqe...
Gruda: Nuk kemi pasur forcë më herët për ta rrëzuar këtë qev...
Incidenti me flamurin, Siljanovska: Mosrespektimi i simbolev...
“Foto e Ditës”, Rama nderon Dëshmorët e Atdheut
Kurti njofton se është hapur tenderi për objektet e banimit ...