Google ADS

Sejdiu: Vetëvendosja lëvizje, Ne parti

22:21 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

Shefi i Grupit Parlamentar të Deputetëve të Pavarur, Dardan Sejdiu, ka thënë se organizimi i subjektit të ardhshëm, që do të profilizohet si i qendrës së majtë, do të jetë ai i një partie politike, për dallim nga Vetëvendosja, që strukturën e ka të një lëvizje.

Në Zona e Debatit në Klan Kosova ai ka deklaruar se beson që votuesi kosovar është tashmë votues i idesë dhe programit dhe jo më i subjektit vetëm sa për të qenë i tillë.

“Lëvizja Vetëvendosje ka qenë më shumë e organizuar si lëvizje, pra për aktivizëm, protestë. Ne mendojmë të organizojmë parti politike. Hapat e parë të këtij procesi janë nisur. Partia politike duhet që përveç shtrirjes dhe programit të mendojë edhe për mënyrë si duhet t’i qaset qytetarit. Organizimi i subjekteve politike është ai i një klientele të pastër. Në secilin qytet do të kemi degë dhe kështu do të shpërndajmë programin tonë”.

“Votuesi në Kosovë është goxha i emancipuar për sa i përket programit. Kjo u pa në zgjedhjet lokale. Kandidatët me program kanë pasur sukses. Votuesi tash është më shumë tek programi dhe ideja sesa tek të qenit përkrahës i një subjekti vetëm sa për të qenë. Mendoj që do të jemi goxha të shpejtë dhe të suksesshëm në shtrirje kualitative në të gjithë vendin”.

“Jam shumë i interesuar që kritikën dhe alternativën për kritikë ta bëjmë pjesë kryesore të diskursit dhe diskutimit. Unë nuk besoj që në Kosovë duhet të ketë armiqësi mes njerëzve që janë në politikë”./klankosova.tv

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme