Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan sot ka zhvilluar një bisedë telefonike me presidentin kosovar Hashim Thaçi.
Sipas raportimeve nga mediat turke bisedimet janë përqendruar në tensionin që është ngritur të hënën me arrestimin e drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën Marko Gjuriq, transmeton portali arbresh.info.
Presidenti Erdogan i ka kërkuar Serbisë dhe Kosovës që të kujdesen maksimalisht për t’u siguruar që incidenti nuk dëmton dialogun Beograd-Prishtinë.
Ai vuri në dukje se Turqia është e gatshme të japë çdo kontribut të theksuar në këtë drejtim.
Mirëpo kjo telefonatë duket paska e çuditshme që ndodhi pikërisht në ditën kur u arrestuan gjashtë shtetas turq që dyshohen se janë ndjekës të organizatës FETO e cila është e listuar si terroriste në Turqi.
Ndërkohë që në Kosovë për këtë aksion të policisë kanë mohuar të kenë pasur njohuri presidenti Thaçi, kryeparlamentari Veseli e edhe kryeministri Haradinaj./Arbresh.info/
Ushqimet e duhura për të shmangur ftohjen
Alexander-Arnold i përgjigjet raportimeve se po synon blerje...
Votimi për presidencialet e nëntorit/ SHBA, hapen zyrtarisht...
Taulant Xhaka paralajmëron rikthimin e vëllaut të tij tek Ba...
Moti i ligë në Tetovë – Shtëpi dhe oborre të përmbytura
OKB: Armëpushimi në Gaza, prioritet absolut dhe urgjent