Google ADS

Në këtë vend burrat i japin gratë me qira për turistë

21:24 | 29 Mars 2018
Trina Galanxhi

E zakontë, por  e pabesueshme… në Kuale të Kenias, burrat i japin me qira gratë e tyre për turistë që vizitojnë vendin.

E njejta gjë ka ndodhur edhe me Sande Ramadan, baba i tre fëmijëve, i cili me zemër të thyer tregon se gruaja e tij do të qëndrojë deri në fundjavë me një turist, shkruan AlJazeera, transmeton portali arbresh.info

E tërë kjo histori kishte filluar në vitin 2006, kur një turist gjerman i ishte afruar atij dhe kishte kërkuar që të kalonte kohë me gruan e tij deri në fund të pushimeve.

Gruaja e tij ka theksuar se burri e kishte pyetur nëse do të mund të punonte edhe ajo sikurse motra e saj, dhe pas disa ditësh ajo kishte pranuar.

Që nga ajo kohë, gruaja e Ramadanit punon si prostitutë.

Në qytete të varfëra të Kenia, këto lloj tregime nuk janë të reja.

Burrat bien dakord që të lëshojnë me qira gratë e tyre për turistë, sidomos  për ata që vijnë nga Europa, pa u bërë të ditur atyre se ato gra janë bashkëshortetet e tyre.

Rreziku është banorët përgjatë bregdetit kenian kanë parë një rritje drastike të rasteve me HIV.

Këshilli Kombëtar i Kontrollit të AIDS ka vlerësuar se qarqet bregdetare të Kenias kanë raportuar mbi 5 mijë raste të tjera me HIV/AIDS.

Megjithatë, raportohet se punëtorët e seksit, përkundër rrezikut refuzojnë të heqin dorë nga “puna” e tyre./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme