Google ADS

Thaçi-Vuçiqit: Të kish nis ushtrinë e kish kthy si trenin

21:05 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

Presidenti i Republikës, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pasi ky i fundit tha se nëse nuk do të ishte liruar Marko Gjuriq, do të futej ushtria e Serbisë në Kosovë.

I pari i shtetit në një intervistë për “Jeta në Kosovë” tregoi qëndrimin e vendit për këto deklarata.

“Të kish nis ushtrinë e kish kthy si trenin”, është shprehur ai.

Ndryshe, presidenti Vuçiq ka thënë se me rastin e arrestimit të Marko Gjuriqit në Mitrovicë e ka shqyrtuar mundësinë e përdorimit të ushtrisë dhe policisë serbe.

“Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq ka deklaruar se e ka shqyrtuar edhe opsionin e përdorimit të ushtrisë dhe policisë për shkak të zhvillimeve në Kosovë, por e ka zgjedhur durimin dhe ruajtjen e paqes”, shkruan tanjug, transmeton Indeksonline.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme