Google ADS

Ohri do të goditet nga një erë tjetër e fuqishme

19:29 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

Era e jugut, me një shpejësi prej 80 km në orë dhe reshje të rënda, të shtunën do të sjellë një ciklon të ri, sipas parashikimit të meterologut Slavço Popovski, i cili thotë se cikloni “Aleksej” do të jetë një ciklon i fortë që mundet të jetë fatal për bregun e Ohrit, pasi liqeni është buzë derdhjes, me nivelin e sotëm të arritur 2 cm mbi nivelin e lejuar.

Reshjet që gardualish do të zhvendosen drejt zonave lindore, gjatë natës dhe do të jenë me intezitet lokal. Megjithatë, reshje më intenzive do të ketë në rajonet perëndimore, ku do të bien 30 litra ujë për metër katror”, thotë Slavço Popovski, një shkencëtar i motit.

Popovski gjithashtu parashikoi dhe ciklonin “Hektor”, i cili para dy javësh përmbyti vendet bregdetare. Ai rekomandoi furnizuesit me ushqime të përgatisin maksimumin për stuhinë që vjen të shtunën.

“Është e qartë se niveli i liqenit të Ohrit është mjaft i lartë, era e fuqishme mund të shkaktojë përmbytje të disa pjesëve të bregdetit” , tha meterologu Slavço Popovski.

Situata është serioze më shumë për shkak nivelit të lartë të ujit në liqen e cila është në kuotën e dytë maksimale, ndërsa hidrologët theksojnë se niveli edhe më tej do të rritet me shkrirjen e borës. Ata bëjnë thirrje për koordinim më të mirë në mes institucioneve qendrore dhe lokale.

“Rreziku më i madhë është për objektet të cilat janë afër liqenit, veçanërisht nëse fillon të fryj era jugore e cila ka valë më të mëdha”, tha nga Instituti Hidrobiologjik, Trajçe Tallevski./Telegrafi

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme