Alvaro Morata është një nga sulmuesit që Bayern Munchen po e shohin si alternativ për Robert Lewandowskin.
Bavarezët po vazhdojnë të këmbëngulin se nuk do ta shesin futbollistin polak, i cili raportohet se do të transferohet gjatë verës në Real Madrid.
Sulmuesi 29 vjeçar thuhet se ka dorëzuar një kërkesë te skuadra gjermane për ta liruar të shkoj në kryeqytetin spanjoll.
Kështu së paku raportojnë mediat britanike dhe ato gjermane, duke iu referuar burimeve të afërta me agjentin e lojtarit.
Por, kampioni gjerman thuhet se po kërkojnë shërbimet e ish-lojtarit të Los Blancos, aktualisht të Chelseat, Moratas, trasmeton Telegrafi.
Sulmuesi spanjoll iu bashkua skuadrës londineze gjatë verës dhe fillimisht u mendua si një super blerje, por deri më tani ka zhgënjyer.
Mbetet të shihet nëse do të ketë lëvizje të dy lojtarëve gjatë afatit kalimtar të verës.
Sot nis ndërtimi i Parkut Industrial në Drenas, marrin pjesë...
Mo Salah bëri histori me fanellën e Liverpoolit pas dy golav...
Rama ndan fotografitë e një dite kuq e zi në Londër
Të paktën një i vdekur pas rrëzimit të një avioni mallrash n...
Media spanjolle: Vizitoni Shqipërinë për Krishtlindje, një p...
Sara qan dhe kërkon falje për situatën që u krijua, Xuxi e p...