I frustruar dhe i ashpër është treguar Ramush Haradinaj në një postim në Facebook. Ky reagim i tij vjen pasi rreth arrestimeve të gjashtë shtetasve turq, Haradinaj e pranon se nuk është njoftuar.
“Sot përmes një operacioni të ndërmarrë nga AKI në bashkëpunim me Policine e Kosovës janë ndaluar dhe deportuar 6 qytetarë turq. Ka disa elemente që e bëjnë të paqartë këtë operacion deri te urgjenca e deportimit”, ka shkruar Haradinaj.
Ai thotë se si Kryeministër i Kosovës, duke mos qenë i informuar nga asnjë institucion vendor për ndalimin dhe deportimin e tyre, do të veprojë në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore lidhur me këtë veprim dhe paqartësitë rreth këtij veprimi.
Ndaj këtij veprimi ka reaguar më herët edhe Kadri Veseli, duke goditur kështu Hashim Thaçin, skenarët e të cilit nuk kanë të ndalur.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar përgjegjësi ligjore ndaj atyre që janë involvuar në dëbimin e gjashtë shtetasve turq nga Kosova, që kërkohen nga Presidenti Erdogan, pasi konsiderohen terrorist në Turqi vetëm se janë përkrahës të Fetullah Gulenit
Pas arrestimit të Marko Gjuriq të hënën ku raportohet se Hashim Thaçi inskenoi gjithë atë situatë, po njësoj edhe sot, veproi me shtetasit turq duke u bërë vegël e Taip Erdoganit.
Ky i fundit në një takim në dhjetor të vitit 2016, i kishte kërkuar Thaçit, që të mbyllte në mënyrë arbitrare shkollat të organizatës së Fetullah Hylenit, që Erdogan i konsideron armiq të tij.
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq: Në ...
Gjesti, Drenushës: Po bën shumë filma, po mundohesh me e vën...