Google ADS

Sarkozy do të përballet me gjykatën për korrupsion

16:54 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

Ish presidenti francez Nicolas Sarkozy do të dalë para gjykatës për korrupsion dhe ushtrim të ndikimit, sipas mediave franceze.

Rasti përqendrohet në thirrjet telefonike të përgjuara në vitin 2014, në të cilin z. Sarkozy thuhet se ka kërkuar të ndikojë në gjyqtarët që po shqyrtonin financimin e dyshuar të paligjshëm të fushatës së tij, transmeton portali arbresh.info.

Gjykatësi, Gilbert Azibert dhe avokati i Sarkozy pritet gjithashtu të gjykohen.

Ata kanë mohuar çdo keqbërje.

Në një rast të veçantë, ish-presidenti është akuzuar për marrjen e fondeve të fushatës nga udhëheqësi i vonshëm libian Muamar Gadafi.

Në thirrjet telefonike, Sarkozy thuhet se përdorte një pseudonim – Paul Bismuth – dhe ofroi një rol prestigjioz në Monako për zotin Azibert në këmbim të informacionit për rastin e financimit./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme