Disa ditë e ndajnë nga ngjarja më e rëndësishme e jetës së saj, e pavarësisht kësaj telashet për të nuk kanë të sosur.
Bëhet fjalë për dukeshën e ardhshme, Meghan Markle, e cila pas publikimit të fotove me pistoletë dhe të brendshme, tashme i duhet të japë llogari edhe për puthjen e saj të parë.
DailyMail ka zbuluar se Meghan e ka dhuruar puthjen e parë në moshën 13-vjeçare, dhe djali me të cilin ajo është puthur quhet Joshua Silverstein.
Por sot pas shumë vitesh, media prestigjoze ka zbuluar se ish i dashuri i Meghan është një personazh i njohur, dhe se ata janë njohur gjatë pushimeve verore.
Gjatë një intervistë dhënë për mediat, Joshua, ka dhënë detaje rreth lidhjes së tij me dukeshën e ardhshme: “Isha 13 vjeç. Së bashku me Meghan ishim në një kamp veror për të kaluar pushimet dhe aty u puthëm”.
Fjalët e Joshua bien ndesh me ato të Meghan, e cila gjatë një intervistë dhënë në vitin 2013, ishte shprehur se nuk e mbante mënd kur e kishte dhënë puthjen e parë.
MailOnline ka mundur të zbulojë se Joshua Silverstein është sot një yll i madh në SHBA, një aktor dhe komedian, i cilësuar si një ndër më të talentuarit në botë./TCH/
Zeqiri: Një shoqëri e mire është kur të gjithë kanë qasje të...
Osmani takohet me ministrin kolumbian, theksohet rëndësia e ...
Ukraina thotë se Rusia e ka sulmuar me afër 200 dronë
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Ambasadori i Zvicrës: Qeveria e Kosovës ka marr hapa të mëdh...
Tentuan të grabisin një market në Ferizaj, arrestohen dy të ...