Policia ka arrestuar dy persona pasi një grup i ushtarëve gati u godit nga një makinë sa ishin duke ecur në afërsi të barakave në juglindje të Francës.
Ushtarët e Batalionit të 7-të arritën të shmangin automjetin që ishte nisur drejt në Varces-Allières-et-Risset, transmeton portali arbresh.info.
Shoferi bërtiti në arabisht ndaj ushtarëve para sulmit dhe u nis me të shpejt me një Peugeot 208 që doli të ishte me targa të rreme.
Raportimet sugjerojnë që një grua ishte gjithashtu në makinë. Askush nuk është lënduar.
Policia shkroi për të thënë se një burrë ishte arrestuar në një treg të Grenoble pas një operacioni kërkimi.
Në një cicërimë të veçantë, policia tha se kishin arrestuar edhe pronarin e makinës në Échirolles, një periferi në jug të Grenoble.
Prokurorët në Grenoble thanë se sulmi nuk po trajtohej si një incident terrorist./Arbresh.info/
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...