Vuçiq: ShBA-të janë sponsor të shtetit të Kosovës

15:56 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

SHBA-të janë sponzorë të pavarësisë së Kosovës dhe, për këtë, ata u janë mirënjohës.

Ndërkaq lidhur me bisedën telefonike me Putinin, ai theksoi se “nuk ka udhëheqës në Evropë që nuk ka biseduar me Putinin. Unë bisedoj me të gjithë. Kontaktoj edhe me zonjën Mogherini, kur kishim arrestimin e Gjuriqit”, njoftojnë mediet serbe.

Vuçiq, duke vëzhguar ushtrimet ushtarake serbe, nga mediet u pyet lidhur me fluturimin e dy aeroplanëve ushtarakë në territorin e Luginës së Preshevës.

Ai u përgjigj se “çfarë kishte aty kontradiktore? Aeroplanët tanë ishin në territorin tonë”.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme