Google ADS

Mediat turke raportojnë se të ekstraduarit nga Kosova arrijnë në Turqi

15:21 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

Gjashtë shtetasit turq që u arrestuan mëngjesin e sotëm në Prishtinë kanë arritur në Turqi.

Të paktën kështu raportojnë mediat turke duke iu referuar informacioneve të Anadolu Agency sipas së cilës, Organizata Kombëtare e Inteligjencës së Turqisë e ka kryer këtë operacion, njofton Klan Kosova.

Cihan Özkan, Kahraman Demirez, Hasan Hüseyin Günakan, Mustafa Erdem, Osman Karakaya dhe Yusuf Karabina që dyshohet se janë pjesë e organizatës së Fetullah Gulen thuhet se janë dërguar në Turqi me aeroplan privat.

Poashtu në raportimin e mediave turke, thuhet se gjashtë të ekstraduarit nga Kosova, pritet të dalin para organeve gjyqësore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme