Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica, priti sot në takim Ambasadoren e Kroacisë në Kosovë, Marija Kapitanović, me të cilën diskutuan për një varg çështjes të rëndësishme.
Ministri Reçica dhe ambasadorja Kapitanović biseduan rreth thellimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit bilateral në mes të dyja shteteve, në fusha të caktuara relevante.
Me theks të veçantë, u bisedua rreth punësimit sezonal të qytetarëve të Republikës së Kosovës në Republikën e Kroacisë. Të dy u dakorduan për avancim të procesit sa i përket punësimit sezonal.
Temë diskutimi ishte edhe avancimi i procesit rreth marrëveshjes bilaterale për sigurime sociale në mes të Kosovës dhe Kroacisë, marrëveshje për të cilën është marrë iniciativa për nisje të negociatave.
Ambasadorja Kapitanović falënderoi ministrin Reçica për pritjen dhe theksoi mbështetjen e shtetit kroat për Kosovën, në të gjitha proceset e saj të rëndësishme.
Aksident me fatalitet në Krushë të Madhe, vdes një këmbësor
Reagon për herë të parë Diana pas largimit nga Big Brother V...
Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fill...
Ndërprerjet e energjisë për shkak të motit, KESCO del me njo...
Moti i keq në Shkodër, shumë zona pa energji elektrike, bllo...
Përurohet qendra e re e mjekësisë familjare në Mamushë