Lionel Messi dhe Marc-Andre Ter Stegen janë kthyer në trajnimin e Barcelonës të enjten në mëngjes, pavarësisht shqetësimeve të lëndimeve, thonë raportet e mediave në Spanjë dhe faqja zyrtare e klubit katalunas.
Sulmuesi argjentinas humbi ndeshjet miqësore të Argjentinës kundër Italisë dhe Spanjës gjatë pushimit ndërkombëtar me një lëndim muskulor që e shqetësoi.
Edhe trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde e pranoi gjatë të mërkurës se nuk e dinte shkallën e dëmtimit të yllit të skuadrës.
Megjithatë, sipas mediumit Diario Sport, ylli argjentinas është rikthyer pasi mori pjesë në një sesion trajnimi të plotë të enjten në mëngjes.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/979294685016547328
Së bashku me Messin është rikthyer edhe portieri gjerman, Ter Stegen, për të cilin kishte shqetësime gjithashtu.
Gerard Pique gjithashtu mori pjesë në trajnime, pavarësisht shqetësimeve për një lëndim të mundshëm në gju, ndërsa Sergio Busquets përsëri nuk ishte në dispozicion.
Nelson Semedo dhe Denis Suarez ishin gjithashtu në veprim përpara udhëtimit të fundjavës në Sevilla në ndeshjen e vlefshme për javën e 30-të të La Ligas.
Rikthimin e lojtarëve në stërvitje e ka lajmëruar edhe klubi katalunas me anë të faqeve zyrtare në internet.
https://twitter.com/FCBarcelona/status/979322379510931456
Rrahmani e Krasniqi startojnë nga minuta e parë ndaj Atletic...
Ish-udhëheqësit e UÇK-së, letër trupit gjykues: Ruani paansh...
Lewandowski në kërkim të golit të 100 në Ligën e Kampionëve
Trump ashpërson tonin dhe vendimet, rrit tarifat ndaj Kinës,...
“Jam shumë pishman që të kam dhënë mundësi”, Xheneta diskuto...
Kurti mori pjesë në akademinë përkujtimor dhe në ceremoninë ...