Presidenti Hashim Thaçi ka njoftuar se ka dekoruar me urdhrin “Hero i Kosovës” gjashtë heronj nga Komuna e Gjakovës.
Ai me këtë rast ka kujtuar edhe 14 dëshmorët e UÇK-së që ranë heroikisht pas kalimit të kufirit në betejën e Shishmanit të Gjakovës.
Postimi i plotë i Thaçit:
Me urdhrin “Hero i Kosovës”, për t’i nderuar veprat e tyre në shërbim të atdheut, dekorova dëshmorët Elton Zherka, Përmet Vula, Bujar Roka, Hamëz Zymeri, Ilir Soba dhe Sadedin Shehu nga Komuna e Gjakovës.
Po ashtu, sot i kujtojmë dhe i nderojmë edhe 14 dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ranë heroikisht pas kalimit të kufirit në betejën e Shishmanit të Gjakovës.
Por, derisa nderojmë trimërinë e heronjve dhe dëshmorëve tanë para 19 vjetësh, gjithashtu kujtojmë edhe sakrificën e martirëve të Komunës së Deçanit, të vrarë në ofensivën e egër serbe ndaj popullatës së Irzniqit dhe Belegut.
Heronjtë, dëshmorët dhe martirët janë çmimi i lirisë sonë. Ata do të jenë gjithmonë frymëzim i përditshëm që ta ruajmë lirinë për të cilën dhanë jetën.
Erdogan synon rritjen e tregtisë me Rusinë
Incidentet në takimin e Ramës me shqiptarët e Britanisë, një...
I bie profili i metalit në kokë, vdes 25-vjeçari në Prizren
Kadrijaj e AAK-së komenton skandalet me subvencione në Minis...
Osmani e Maqedonci takuan Bauerin, flasin për përkushtimin e...
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfid...