Një organizator i krimit kibernetik, i dyshuar për vjedhje të rreth £ 870m (€ 1bn) është arrestuar në Spanjë.
Individi është dyshuar të jetë kreu i bandës së krimit të organizuar që zhvilloi fushatat malware të Carbanak dhe Cobalt që kishin si synim aksesin në banka. Europol tha se grupi ka qenë aktiv që nga viti 2013 dhe ka infiltruar më shumë se 100 banka në atë kohë. Paratë e gatshme u tërhoqën me anë të transfertave bankare ose u shpërndanë automatikisht përmes automateve të parave.
Mallrat luksoze
Steven Wilson, kreu i Qendrës Europol të Krimit Kibernetik (EC3), i cili koordinonte hetimin afatgjatë dhe ndërkufitar në grup,tha në një deklaratë se arrestimi ishte një “sukses i rëndësishëm” kundër një grupi të krimit të lartë kibernetik. “Arrestimi i figurës kyçe në këtë grup krimi tregon se kriminelët kibernetikë nuk mund të fshihen pas anonimitetit ndërkombëtar të perceptuar “, tha ai.
Sipas Europol,hajdutët kibernetikë futën malware-t e tyre në rrjetet bankare duke dërguar e-mail tek punonjësit e bankës për imitimin e identitetit, me bashkangjitje që supozoheshin të vinin nga firma legjitime.Banda ka përdorur tre gjenerata të ndara të malware, secili më i sofistikuar se i fundit, për të depërtuar dhe pastaj për të përgjuar rrjetet financiare.
Pasi makineritë e stafit kryesor u kompromentuan, bandat përdorën aksesin e tyre në distancë në rrjetet bankare për të vjedhur para në mënyra të ndryshme.
Transportuesit pastaj tërhoqën paratë nëpërmjet automateve të parave.Paratë u pastruan nëpërmjet kripto-monedhave dhe kartave të pagesave, të cilat përdoreshin për të blerë mallra luksoze, duke përfshirë makina dhe shtëpi. Agjencia Evropiane e policisë tha se Europol, FBI, firmat kibernetike të sigurisë dhe forcat policore në Spanjë, Rumani, Bjellorusi dhe Tajvan bashkëpunuan për të gjurmuar bandën.
“Edi, eja dashuria ime” – Gjesti me kunja ndaj Xhenetës
Fonseca insiston se Milani mund ta fitojë titullin kampion p...
Palestinezët e konsiderojnë moment historik urdhër arrestin ...
“Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket”, paralajmërimi...
Çka i shkakton dhimbjet e kokës në mëngjes?
A Kane karbohidrate kartotat dhe barishtet jeshile?