Google ADS

KOSST kërkon edhe 1 milionë euro për veriun e vendit

12:06 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

Në Komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal kanë raportuar drejtuesit e Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE) dhe të Operatorit të Transmisionit të Energjisë Elektrike të Kosovës (KOSTT), raporton arbresh.info.

Ndërsa krye shefi ekzekutiv në KOSTT , Ilir Shala ka thënë se

“Me datën 23 mars kemi dërguar prapë kërkesë zyrtare te Qeveria gjegjësisht te kryeministri dhe ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe tek ministri i Financave dhe të gjithë institucioneve tjera relevante të sektorit të energjisë për shikimin e mundësisë kërkesën për sigurimin edhe 1 milion eurove shtesë për periudhën 1 prill-1 maj”, tha  Shala.

Sipas tij kryeministri ka kërkuar që të bëhet planifikimi buxhetor për katër muajit e ardhshëm.

“Kryeministri na ka kërkuar neve si KOSST- të bëjmë planifikimin e shpenzimit buxhetor për katër muajt e ardhshëm në mënyrë që të shikohet mundësia që me Bashkësinë Evropiane në mënyrë që këto humbje energjetike për pjesën veriore të mbulohet nga Bashkësia Evropiane”, tha Shala.

Ndërsa deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i është drejtuar KOSTT se prej fillimit nuk kanë marrë energjinë nga KEK-u, por ka marr borxh edhe nga rrejti evropian edhe nga KEK-u për mbulimin e me energji në pjesën veriore.

“Nuk keni blerë energji nga KEK-u, është tërheq energjia prej rrjetit evropian me çmim më të lartë 11 euro, e pastaj edhe te KEK-u keni filluar me marrë fund, pse ka ndodhur kjo”, ka pyetur Bajrami, raporton arbresh.info.

Ndërsa Shala është përgjigjur duke thënë se nuk ka pasur prodhim të mjaftueshëm.

“Nuk ka pasur prodhim të mjaftueshëm dhe rezerva për furnizim me energji atë pjesë nga KEK-u”, tha Shala.

Po ashtu ai ka thënë se kemi krijuar obligime ndaj rrjetit evropian të energjisë.

“Rreth 5 milion e gjysmë kemi krijuar obligime ndaj rrjetit evropian të energjisë, prej 2dhjetorit deri me 3 mars kemi marrë energji nga rrjeti evropian”, shtoj ai.

Sipas Shalës i kanë edhe dy borxhe ndaj Evropës dhe prej KEK-ut.

“I kemi dy borxhe ndaj Evropës dhe prej KEK-ut, kemi vepruar kështu në bazë të vendimit të qeverisë që te mos bëhet dem në procesin ligjor”, tha ai.

Ndërsa deputetja nga grupi 6+, Duda Balje tha së është bërë shkelje e të drejtave të njeriut me çështjen e pagesës në veri.

Ndërsa i meni hershem ka qenë reagimi i kryetari i ZRRE-së, Arsim Janova duke i dhënë se për këtë vendos gjykata.

“Nuk është kompetencë e ZRRE-së si të tarfiohet pjesa veriore, por sipas tij për atë vendos qeveria dhe kuvendi. “Kemi shkel apo jo drejtat e njeriut, atëherë vendos gjykata. Sa është në përputhje me ligjin vendos gjykata. Ne jemi proces tarifor, nuk është ne fuqinë e rregullatorit se si do furnizohen në veri, për atë vendos qeveria dhe kuvendi se si do të tarifohet pjesa e veriut”.

Ndërsa Ilir Shala ka thënë se me KOSTT nuk mirët me faturimin dhe inkasimin i mjeteve për pjesën veriore po çfarëdo pjesë.

Shala tha se përgjegjësin e ka KESCO.

“KOSTT është kompani e rregulluar dhe rregulluar dhe monitoruar nga ZRRE-ja nuk merremi ne me faturimin as me inkasimin e mjeteve për pjesën veriore apo jugore, këtë përgjegjësi për faturim dhe inkasim e ka KESCO, nuk është në përgjegjësin e KOSTT-it, ne jemi zbatues të vendimeve apo të udhëzimeve të ZRRE-së”,tha Shala./arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme