Dalibor Jevtiq merr pjesë në mbledhjen e Qeverisë

11:18 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

Zëvendëskryeministri dhe ministri për Kthim dhe Komunitete, Dalibor Jevtiq është parë sot duke hyrë në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.

Jevtiq pritet të marrë pjesë në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës, shkruan Arbresh.info.

Thuhet se ai do të dalë në një konferencë për media pas mbledhjes.

Kujtojmë se Lista Serbe është larguar nga Qeveria pas ngjarjeve të fundit në veri ku ministri për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq është arrestuar./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme