Google ADS

Policia jep detaje të sekuestrimit të rreth 30 kilogramëve marihuanë në Merdare

10:00 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj  shqiptarë në Pikë Kalimin Kufitar në Merdare, pasi që gjatë kontrollit në veturën e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 96 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Pesha pas matjes së saktë, ka rezultuar me: 29.47 kilogramë dhe nga të njëjtit janë konfiskuar 4 telefona si dhe automjeti.

Të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajte./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme