Facebook lançoi një rang mjetesh të reja në përpjekje për tu dhënë përdoruesve më shumë kontroll mbi privatësinë e tyre.
Ndryshimet vinë pas dy javësh probleme pas skandalit Cambridge Analytica.
Të paktën një prej veçorive të reja, një panel i unifikuar privatësie, është diskutuar që në muajin Janar nga Sheryl Sandberg, shkruan PCWorld Albanian.
Në pajisjet mobile përdoruesit e Facebook do të gjejnë konfigurimet e privatësisë në një vend dhe jo në 20 seksione të ndryshme siç ishin më parë.
Gjithashtu do të kenë një shkurtesë privatësie, një menu e cila ofron të gjitha informacionet rreth mbrojtjes së të dhënave, personalizimit të reklamave dhe një platformë të dedikuar privatësie.
Rrjeti social gjithashtu bëri të ditur se ndryshimet e reja do të aplikohen vetëm nëse kërkohet nga përdoruesit.
Po sa i takon të fshirjes së Facebook-ut tuaj? Rrjeti social e groposur këtë opsion thellë në seksionin e ndihmës.
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...