Trajneri i Barcelonës, Ernesto Valverde ka thënë se nuk është i shqetësuar për gjendjen fizike të sueryllit Lionel Messi.
Edhe pse sulmuesi mungoi në dy ndeshjet miqësore të Argjentinës të zhvilluara së fundmi, Valverde thotë se nuk është i shqetësuar për gjendjen e yllit të tij, transmeton portali arbresh.info.
“Unë jam i qetë. Ne nuk do të shqetësohemi para kohe rreth kësaj, nesër do të kryhet testi mjekësor dhe ne do të shohim se çfarë është duke penguar atë”, ka thënë fillimisht Valverde.
“Messi përfundoi mirë ndeshjen e fundit në La Liga kundër Athletic, kishte pak dhimbje por jo shumë. Unë nuk do të rrezikoj për të thënë diçka që nuk e kam parë personalisht”
Valverde ka shtuar tutje se muaji prill është shumë i rëndësishëm për ata duke marrë parasysh ndeshjet që kanë për të zhvilluar.
“Ne jemi duke luajtur për gjithçka këtë muaj, ky është realiteti, në La Liga, në Kupë të Mbretit dhe në Ligë të Kampionëve. Ne jemi duke pritur që lojtarët të rikthehen nga detyra e tyre me skuadrën kombëtare”
Supergol nga Granit Xhaka, vulos fitoren e Leverkusen
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të “BBVA”
Dhjetra të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë dhe Liban
Asociacioni “do të jetë” kusht edhe për BE, thotë Guerot
Kryediplomati i ardhshëm amerikan, Marco Rubio dhe politika ...
Haradinaj: Anëtarësimi direkt në NATO është domosdoshmëri pë...