DMX u dënua me një vit burg ndërkohë që tre të tjerë do të jetë në lirim të mbikëqyrur, ka vendosur gjykata të mërkurën në qytetin e Nju Jorkut.
Reperi i famshëm ishte arrestuar për mashtrim tatimor, shkruan Associated Press, transmeton Arbresh.info.
Këngëtari 47 vjeçar u paraqit para gjyqtarit federal Jed Rakoff, i cili i tha DMX se vepra e tij ishte “e pacipë dhe e hapur” dhe kërkonte një dënim të ashpër për të.
Prokurorët fillimisht kërkuan që ai të kalonte pesë vjet burg për shkelje.
Mirëpo avokati i DMX, Murray Richman i tha gjykatës që do të ishte më mirë që klienti i tij, emri i vërtetë i të cilit është Earl Simmons të jetë i lirë në mënyrë që të kujdesej për 15 fëmijët e tij dhe të ketë mundësinë të paguaj taksat në vlerë prej 2 milionë dollarësh./Arbresh.info
“Serbia nuk luan dot me Kosovën”/ Deputeti gjerman: Bisedime...
“M’u kujtua kjo indiferencë turpshme”, Pacolli p...
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte do të vizitojë...
Driloni-Edit: Nëse e fitoj çmimin, e ndaj me ty
Suhareka dhe Ferizaj kërkojnë të rikthehen te fitoret, forma...
Xheneta-Arionit: Të mëson Edi me qenë burrë