Gjuriq: Nuk duan paqe në Prishtinë, po përgatisin luftë

08:36 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

Nga deklaratat e Ramush Haradinajt, është e qartë për të gjithë se në Prishtinë ka njerëz që nuk duan paqe, por po përgatisin një luftë.

Kështu ka deklaruar drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

“Ramush Haradinaj ka të drejtë që nuk mund të ketë ndarje dhe këmbim të territorit të Kosovës dhe Metohisë, sepse i gjithë territori i KIM është pjesë e Republikës së Serbisë”, ka shkruar ai në Twitter, transmeton Klan Kosova.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme