Gjermania financon me 10 milionë euro zgjerimin e ngrohtores së Prishtinës

07:24 | 29 Mars 2018
Arbresh.info

Qeveria e Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave dhe Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, e përfaqësuar nga Banka Zhvillimore Gjermane (KfW)nënshkruajnë marrëveshjefinanciare të grantit për projektin “Programi i sektorit të energjisë, faza VIII dhe IX – Përmirësimi i ngrohtores së qytetit në Prishtinë”, në vlerë prej 10 milionë euro.

Marrëveshja do të nënshkruhet nga Ministri i Financave Bedri Hamza, Shefi i divizionit për energji për Evropën Juglindore dhe Turqinë në zyrën qendrore të KfW-së Juergen Kern, projekt menaxheri përgjegjës për projektet e KfW-së në sektorin e energjisë në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë Nico Schuetzhofer si dhe Kryeshefi ekzekutiv i NP “Termokos” Naser Canolli.

Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe Ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë Christian Heldt, kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, si dhe projekt menaxheri përgjegjës për projektet e KfW-së në sektorin e energjisë në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë Nico Schuetzhofer.

Pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë Prononcim për Media !

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme